Kryesore

VIDEO/ Strakosha pritet me brohoritje në fushë, UEFA çon portierin e Spanjës te… këndi

20:36 - 24.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tifozët shqiptarë kanë pritur me kore dhe brohoritje hyrjen në fushë të Thomas Strakoshës për nxemjen para sfidës, ku si zakonisht janë portierët ata të cilët shkelin të parët në tapetin e gjelbër.




Gardiani i kuqezinjve është pozicionuar menjëherë në portën para mbështetësve të Shqipërisë, duke marrë prej tyre duartrokitje të shumta, teksa ka nisur nxemjen bashkë me dy portierët e tjerë, Berishën e Kastratin.

SHIH VIDEON

Ndërkohë, në anën tjetër të fushës, portieri i Spanjës, Raja, nuk po stërvitej në portë si zakonisht. UEFA kishte vendosur në anën tjetër portën rezervë dhe gardiani i Arsenalit po kryente nxemjen atje.

SHIH VIDEON

Kjo, për shkak se terreni para portës tjetër është më i dëmtuar dhe kështu UEFA ka udhëzuar portierin e iberikëve që të stërvitej në një pjesë ku nuk rrezikohej dëmtimi më tepër i tapetit të gjelbër.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.