AKTUALITET

“Me 5 operacione brenda një jave bëhesh për Madive ti“- Vijon skandali në QSUT, zbardhen biseda të tjera mes mjekëve të Onkologjikut

13:03 - 25.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijon skandali në Spitalin Onkologjik në QSUT. Bisedat e zbardhura nga Prokuroria janë komunikimet në whatsapp mes dy mjekëve të cilët diskutojnë për pacientët, paratë që fitojnë nga operacionet dhe planet për pushime jashtë vendit me paratë e siguruara.




Pas investigimit të emisionit “Vetting”, Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën sesi mjekët e këtij spitali, orientonin pacientët e sëmurë me tumor drejt spitaleve private dhe kontrabandonin ilaçe pa pullë fiskale.

LAJM I NDËRLIDHUR: Mungesë ilaçesh dhe aparatesh, emisioni “Vetting” denoncoi kalvarin e vuajtjeve të pacientëve me kancer! Prokuroria nis hetimet, masa sigurie për 7 mjekë të QSUT

Pjesë nga bisedat:

Mjeku X: Ami je te klinika ti, ka

Dr. Ami Rea i përgjigjet me mesazh zanor

Mjeku X: Ok ai shoku im ka mar cd ka ardh tek klinika. Me fol Me Gashin. Me e cu ne turqi. I kan bo ct dje dhe sot. Kan thirr neurokirurgun me e….

Dr. Ami Rea: Por un ia thash qe dje qe duhet te bejme nje ct re ri. Por sa ta lejoje situata, sepse nuk levizet dot kollaj si paciente me kupton

Mjeku X; Normal qe nuk lëviz.

Dr. Ami Rea: Mund ta sqaroah dhe

Mjeku X: E kam sqaru. Po ndryshe kur flet me ty nga afer, Se ate dit kane qene te hutuar

Dr. Ai Rea: Ok! Ngaqe un nuk jam gjithe kohen aty, dhe cdo dite ndërrohen mjeket

Bisede tjetër

Mjeku X: Kape shteengoje mondin nxirt leket thuaj! nanahahahahaha

Dr. Ami Rea: Me majen e gishtit me hedh tutje ai. Si buldozer eshte! Aman mere njeher ate

Mjeku X: hahahahaha

Dr. Ami Rea: Ku eshte Se mbeta pz jam e vdekme. Me 2 ore gjume

Mjeku X: Sa takoj tomin. Po e sjell aty

Dr. Ami Rea: Erdhi? O shoku, ata jane ngatërruar, se nuk e kane kuptuar mire turin

Mjeket flasin për pushime

Mjeku X: Kap pushimet e tjera tani. Shih naj Tajlandë

Dr. Ami Rea: Këtu një vit! Po pse jo

Mjeku X: Hë me se nuk shkon shumë ,  1500 euro, 5 operacione kap brenda javës ti. Hahahaha ca llogarie.

Dr.Ami Rea: Kirurg më di ti mua. Ku e ke bërë matematikën ti vëlla. 5×5 sa bëjnë?

Mjeku X: hahahaha llogarita 300 euro operacionin, jo 500

Dr. Ami Rea: Po lale po

Mjeku X: Për një javë bëhesh për Maldive ti atëhere

DENONCIMI I VETTING

Me 11 shkurt 2024 kati i nëndheshëm i Urgjencës së re në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, u mbulua nga flakët pas zjarrit që shpërtheu në godinë. Shumica e pacientëve që ndodheshin në spital u evakuan për të shmangur asfiksimin. Një pjesë e tyre u dërguan me urgjencën në spitalin e Saukut dhe disa të tjerë u sistemuan në pavijone të tjera të QSUT-së.

Por pas hirit që la pas zjarri i dy muajve më parë do të zbulonte fakte të forta lidhur me investimet që ishin kryer aty, duke nisur që nga krevatet e vjetra edhe pse për ndërtimin e Urgjencës u shpenzuan 17 milionë euro për ta ndërtuar nga e para.

Pak ditë pas shpërthimit të zjarrit në QSUT, kryetarja e komisionit parlamentar për shëndetësinë, deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, kërkoi zbardhjen e shkaqeve dhe përgjegjësve të zjarrit në QSUT.

Ajo çfarë ndodhi në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është tregues i qartë ku ndodhet sot shëndetësia shqiptare. Qytetarët paguajnë për shëndetësinë më shumë se kushdo në Europë. Por pavarësisht kësaj ata nuk marrin shërbime. Miliardat , qeveria i çon për biznesin e koncesioneve dhe në xhepat e oligarkëve”, tha Gjergji në Kuvend.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet mbi zjarrin e rënë në Urgjencën e Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’, ku pritet të zbardhen shkaqet dhe dëmet mbi ndërtesën e re, të inauguruar me bujë në prill 2023.

Por marrja flakë e urgjencës dhe dalja në pah e mungesave të pajisjeve veçse hapi edhe një herë çështjen e mungesës së barnave, sidomos në fushën më të ndjeshme dhe më të kushtueshme- atë të kimioterapisë.

Vetë qytetarët kanë rrëfyer për “Vetting” kalvarin e vuajtjeve.

“Më ka lënë vëllai. Ka bërë dy-tre seanca (Kimioterapi). Ai vinte nga fshatrat e thella të Korçës. Vinte i sëmurë, do rrinte dy javë në spital. Atë periudhë unë e kam ndjerë veten shumë keq, se mungesë ilaçesh dhe kushtesh. Vija dhe kërkoja ilaçet, do vinë ilaçet sot, do vinë ilaçet nesër…”, shprehet Drita Hoxhallari, e cila përlotet ende teksa kujton humbjen e vëllait shkak se ilaçi që u duhej nuk u sigurua dot nga spitali.

Por Drita Hoxhallari është vetëm një nga ato qindra qytetarë që është përballur me përditshmërinë e mungesave te Onkologjiku, mungesa të cilat duhet t’i sigurojnë më pas në treg të zi me çmime të kripura.

Përveç barnave, mungesa tjetër është ajo e disa aparateve për trajtimin e disa lloje tumoresh. Mosfunksionimi prej muajsh apo vitesh e disa aparateve shton një tjetër alarm të ngritur nga pacientët, të cilët çdo ditë do duhet të mendojnë se ku do duhet të gjejnë paratë për të përballuar sëmundjen që i gllabëron jo vetëm ditët por edhe çdo kursim.

Vetë mjekët pranojnë se, mungesa e barnave të kimioterapisë është një problem i rëndë, që ka pasoja fatale, duke shkuar në kufijtë e krimit, për shkak të pasojave fatale.

“Në rastin kur kimioterapia nuk jepet për shkakun se preparati nuk gjendet, mungon preparati i nevojshëm për të trajtuar atë formë kanceri, unë këtë e klasifikoj tek rrethanat dhe situatat kriminale sepse jeta e pacientit vendoset në rrezik serioz”, shprehet eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho.

Situata bëhet akoma më e rëndë për shumë nga pacientët me tumore, pasi disa nga barnat kushtojnë 300-500 euro, duke i vendosur ata drejtpërdrejt në rrezik për jetën.

“Kjo në njëfarë mënyre është vrasje e ngadaltë e qytetarëve, nga mungesa e shërbimit, nga mungesa e financimit, nga mungesa e trajtimit njerëzor të tyre”, shprehet Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i Qendrës Qytetare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.