AKTUALITET

Agim Doçit i jepet lamtumira e fundit, reagon Berisha: Poet i kengës, mbylli sytë përgjithmonë! Do jetojë gjithmonë në veprat e tij!

11:28 - 25.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi për vdekjen e poetit Agim Doçit, të cilit iu dha sot lamtumira e fundit.




Përmes një statusi në facebook Berisha duke e cilësuar Agim Doçin “poet të këngës”, shton se edhe pse s’do të jetë më midis nesh, do jetojë gjithmonë në veprat e tij.

Ish-kryeministri i ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të poetit, i cili ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm (24 Qershor) dy ditë pasi pësoi hemorragji celebrale.

“Agim Doçi poet i kengës, mbylli sytë përgjithmonë. Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për shkrimtarin, poetin e shquar, autorin e vargjeve poetike të qindra këngëve nga më të bukurat, publicistin, polemistin, intelektualin atdhetar e me shpirt të lirë, mbështetësin e pa lëkundur të demokracisë, Agim Doçi.

Ai nuk do të jetë më midis nesh, por jeton dhe. Duke shprehur nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin e tij të çmuar, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmëve të Agim Doçit dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i tij të gjejë paqen e amshuar. Amin. #sb”, shkruan Berisha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.