Kryesore

“Dëshmia e fundit e degradimit të korrupsionit!” -Basha për skandalin e spitalit Onkologjik: Shqiptarët nuk meritojnë një qeveri që i trajton si kavie për klientelën e saj

17:06 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj skemës korruptive të përdorur nga mjekët e spitalit Onkologjik pranë QSUT-së, për të mos mjekuar pacientët e sëmurë me kancer, duke i drejtuar për tek privati.




Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se kjo skemë është dëshmia e fundit e degradimit të korrupsionit në vend.

Ai shprehet se shqiptarët meritojnë një qeveri që përkujdeset për ‘ta, e jo që i përdor si kavie për klientelën e saj.

Ish-kryetari i PD-së shkruan se qytetarëve të vendit tonë u është premtuar shëndetësia falas, por në fakt shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve nga xhepi.

Basha sjell në vëmendje dhe politiken e barnave, e cila sipas tij është jo më tepër sesa një skemë kriminale e përdorur nga qeveria, duk sjellë barna jo të cilësisë së lartë, e duke mos përfshirë në listën e rimbursimit ilaçet për sëmundjet e rënda, por vitamina.

 

Postimi i plotë:

Shëndetësinë, sektorin jetik për jetën e shqiptarëve kjo qeveria e ka kthyer në vatër korrupsioni për të mbushur xhepat e saj.

Rasti rrëqethës i Onkologjikut, ku bëhet pazar me jetën e pacientëve, është dëshmia më e fundit e degradimit të një sistemi korruptiv.

I’u premtua shëndetësia falas, por sot shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve të shëndetësisë nga xhepi, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë ndërtuar piramidën e korrupsionin që nuk kursen asgjë, as të sëmurët madje edhe ata që luftojnë me vdekjen.

Politika e barnave është një tjetër skemë kriminale korruptive në kurriz të shqiptarëve, duke lejuar futjen në treg të ilaçeve me origjinë jo të sigurtë me cilësi të ulët dhe pa efekt, si dhe duke mos përfshirë në listën e rimbursimit barna për sëmundjet e rënda, por vitamina.

Milionat e eurove që vidhen në tendera e koncesione korruptive do të mjaftonin për t’u ofruar qytetarëve shërbim shëndetësor kudo dhe pensionistëve për t’ua plotësuar nevojat me barna të rimbursueshme.

Problemet e sistemit shëndetësor dhe ndalja e abuzimit kërkojnë zgjidhje urgjente, të cilat nuk mund të vijnë nga ai që ka 11 vite që mashtron dhe propagandon sukseset imagjinare të një sistemi në kolaps.

Shqipëria meriton më shumë se gjendja në të cilën e ka futur korrupsioni i Edi Ramës, qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për ta, e që nuk i trajton si kavie për klientelën e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.