BLUETOOTH

Disa prej shkaqeve që dëmtojnë marrëdhënien tuaj nëse jeni në distancë

21:48 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të jesh në një marrëdhënie në distancë po bëhet gjithnjë e më e zakonshme.




Arsyet mund të jenë nga më të ndryshme, për shkollimin, punësimin, apo dhe për shkak të njohjes në rrjete sociale, pasi sot mund të lidhësh me dikë në këto platforma por personi jeton në një vend tjetër. Kjo e fundit nuk është e habitshme duke marrë parasysh se sa shumë është rritur bota digjitale.

Por të jesh në një lidhje në distancë, përveçse që mund të të japë hapësirën që ndoshta shumë çifte që bashkëjetojnë e dëshirojnë, ka disa anë negative.

Në fakt janë disa arsye të shkaktuara nga vetë personat e përfshirë emocionalisht në lidhje të cilët dëmtojnë romancën e krijuar në distancë.

Më poshtë do të gjeni 5 prej këtyre shkaqeve:

 

  1. Humbja e momenteve emocionale. Pavarësisht se sa komunikues të mirë mund të jeni, është e nevojshme shpesh herë për të pasur dhe një shkëmbim emocional, dhënie të mesazheve përmes shprehisë së fytyrës apo gjuhës së trupit, pasi arrijnë në një nivel emocional më të lartë e ju bashkon më shumë. Të flasësh përmes platformave digjitale, edhe pse një rrugë shpëtimi për lidhjet në distancë, e bëjnë komunikimin më sipërfaqësor e mund të ndihet më e mërzitshme.
  2. Ndjenja e pasigurisë shpesh ka qëndruar e si një faktor kryesor për ndarjen e çifteve në distancë. Besimi është themeli i një lidhje, e pa të mund të lindin keqkuptime dhe konflikte të panevojshme. Pra, mungesa e pranisë fizike për një kohë të gjatë mund të fillojë të lëkundë besimin e të zhvillojë pasiguri e xhelozi të panevojshme në lidhje. Në këtë ndjenjë përfshihen disa probleme kryesore, siç mund të jenë:

-të jesh tepër kërkues e të duash të dish çdo lëvizje në mënyrë të tepruar

-ankth për tradhti të mundshme

-ndjenja se je i/e lënë pas dore

  1. Mungesa e krijimit të momenteve domethënëse së bashku. Të mos jesh prezent në raste gëzimi si ditëlindje, përvjetore, diplomime, apo e ato të trishta si vdekja e një njeriu të afërt, mund të krijojnë distancë emocionale më të largët sesa ajo fizike. Përvojat e përbashkëta janë thelbësore për ndërtimin e lidhjeve emocionale dhe ruajtjen e ndjenjës së afërsisë. Nuk janë të pakta rastet për çiftet në distancë që mund të dëgjohet fjalia “Ti nuk ishe aty për mua”. Një fjali e tillë sigurt se bëhet një “vrasës” i vërtetë i marrëdhënies.
  2. Mungesa e gjesteve të vogla. Veprime të cilat shkaktojnë një hare të momentit, si për shembull dhurimi i një trëndafili apo i një kartoline padyshim që rrisin cilësinë e lidhjes, pasi dashuria “ndihet në ajër” dhe krijon një ndjenjë intimiteti të fortë. Neglizhimi i këtyre gjesteve mund të bëjë që personat e përfshirë romantikisht në një lidhje të ndihen të nënvlerësuar.
  3. Ndalimi i rritjes e përmirësimit personal. Kjo vlen për të gjithë ata partnerë të cilët e pse në lidhje përpiqen të japin gjithçka nga vetja, duke lënë pas dëshirat, ëndrrat e nevojat e tyre të pa përmbushura, për të plotësuar personin e zemrës së tyre. Këto raste duhet të evidentohen e mes partnerëve të ekzistojë sensi i bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke.

Përfundimi

Marrëdhëniet në distancë janë udhëtime unike për çiftet. Këto lloj ndërtime emocionalesh kërkojnë mirëkuptim, përkushtim, durim, besim, e mbi të gjitha dashuri.

Është e rëndësishme të kuptohet se lidhjet në distancë funksionojnë falë përpjekjeve të vazhdueshme e të dy palëve.

Çiftet mund t’i transformojnë sfidat e ndarjes fizike në mundësi për intimitet më të thellë emocional:

  • Duke përqafuar fuqinë e gjesteve të vogla,
  • Duke nxitur rritjen personale.
  • Duke ndërthurur qëllime të përbashkëta,

Dashuria në distancë, kur afrohet me qëllim dhe një mendësi rritjeje, jo vetëm që mbijeton, por lulëzon, duke i lënë çiftet një histori dashurie që kapërcen kilometrat.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.