Kronikë

Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në Portin e Sarandës. Identifikohet viktima 52 vjeç (EMRI)

21:06 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas rreth 24 orësh, autoritetet kanë arritur të identifikojnë viktimën i cili ndërroi jetë për shkak të shpërthimit të fuqishëm në Portin e Sarandës mbrëmjen e djeshme, në orën 22:00.




Mësohet se viktima është Armandi Nelaj, 52 vjeç, me origjinë e vendbanim në Sarandë.

52 vjeçari ishte biznesmen prej 13 vitesh në qytetin bregdetar, i cili zotëronte një kompani të mjetëcve të rënda të ndërtimit.

Nuk dihen akoma shkaqet e shpërthimit që zunë dhe Armandi Nelajn, por uniformat blu po hetojnë intensivisht për ngjarjen.

Dyshohet se shpërthimi u bë me një sasi eksplozivi, pasi u gjetën disa copa metalike në ujë.

Ndërkohë hetimet janë shtrirë në disa drejtime, përfshirë e ato me prapavijë kriminale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.