Kryesore

Kundërshtojnë me forcë masën arrest në shtëpi, Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin e Sali Berishës dhe Jamabër Malltezi

16:11 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 korrik për të shqyrtuar rekursin e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamabër Malltezi, të cilët po qëndrojnë në arrest shtëpie që prej muaj dhjetor 2023.




Po kështu, mësohet se relatori i çështjes, do të jetë Sokol Binaj, pas kërkesës nga avokatës e kryetarit të PD-së Sali Berisha.

Dyshja akuzohet për aferat e çështjes “Partizani”, privatizimi i këtij klubi, teksa Berisha akuzohet për korrupsion pasiv.

Berisha dhe Malltezi po hetohen nga SPAK lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa hetimet përfshijnë nga shpërdorimi i detyrës te korrupsioni pasiv dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Kujtojmë se më 30 dhjetor 2023, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës ndaj ish-kryeministrit nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’.

Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

Sipas procedurave, mbikëqyrja policore parashikon shërbime të rregullta pranë banesës së zotit Berisha për të ndjekur respektimin e kësaj mase nga ana e tij.

Deri më sot të gjitha kërkesat që Berisha dhe Malltezi kanë paraqitur në Gjykatë janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.