Kryesore

Mbape lidh maskën dhe bëhet gati kundër Polonisë, Franca synon kreun

11:35 - 25.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Francës iu desh të bënte pa Mbapenë kundër Holandës, por në orët e fundit Didie Deshamps sikur po bindet se do të jetë në gjendje të përdorë yllin e tij sot në 18:00 kundër Polonisë.




Deri më tani, skuadra transalpine ka bërë punën e saj, pa shkëlqyer veçanërisht, por duke konfirmuar në përgjithësi se ka një sasi të mirë asesh në dispozicion. Ajo që ka munguar dhe është paradoks është sulmi, duke qenë se në 180 minuta u shënua vetëm një gol, cili në fakt ishte autogoli i austriakëve në ndeshjen e parë. Kundër Polonisë, do të zbresë në fushë formacioni që mundi Austrinë, me vendin e kapiteni që do t’i besohet Barkolasë.

Gjithmonë nëse Mbape nuk ia del. Një ditë pas dëmtimit, Federata franceze deklaroi se 25- vjeçari do të kthehej për 1/8- at e turneut, teksa edhe mjekët janë skeptikë pasi pasojat në një rast traume tjetër do të ishin të rrezikshme, megjithatë duke parë rëndësinë e sfidës, sulmuesi edhe mund të kursehet për ta pasur në gjendje më të mirë në turin e radhës. Kjo zgjedhje rikthen Turamin në majën e sulmit, me rezervë Kolo Muanin pasi edhe Zhiru ka pasur probleme fizike dhe nuk është stërvitur me ritëm të plotë gjatë ditëve që pasuan Austrinë.

Në kushte optimale nuk ka qenë as Teo Herhandez që gjithsesi sot do të jetë në formacion. Asnjë dyshim për elementët e tjerë me Deshmpin që i ka dorëzuar rishtazi çelësat e mesfushës, treshes Rabio-KanteGrizman, me këtë të fundit që ka detyrën të lidhë sulmin me repartet e tjera.

POLAKËT – Dështim. Nuk ka fjalë të tjera për të përshkruar ecurinë e Polonisë në Kampionatin Europian. Levandovski me shokët ishin kombëtarja e parë e eliminuar, ndaj edhe sikur të mundnin Francën, në fakt nuk do të kishte asnjë diferencë për të arritur në vendin e tretë. Sot trajneri Probierz do të tentojë formacionin më të mirë dhe pa detyrimin e rezultatit, skuadra e tij mund të ofrojë një provë krenarie kundër nënkampionëve të Botës.

REINOLD BAKALL-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.