Kryesore

Mbërrin Kombëtarja në kryeqytet pas eliminimit në EURO 2024, Silvinjo: Ishte një eksperiencë e vështirë, por jemi krenarë!

15:40 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në kryeqytet që pas eliminimit nga Euro 2024, ku ndeshja e fundit ishte me Spanjën, mbrëmjen e djeshme (24 qershor).




Në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, trajneri i skuadrës shqiptare të futbollit u ndalua nga gazetarët për të komentuar sadopak kombëtaren në këtë Kampionat Evropian.

Silvinjo u shpreh se ishte një eksperiencë e mirë, e vështirë por sërish ndihet krenar për djemtë kuqezi.

“Jam shumë i lumtur që më kanë mbështetur, jam pjesë e tyre, ndihem shumë mirë dhe i falenderoj.

Jam mirë. Ishte një eksperiencë e mirë për gjithsecilin, ishte shumë e vështirë. Jam shumë krenar për federatën, lojtarët. Kishim shumë tifozë që na mbështetën, dua t’i falenderoj të gjithë. Të jesh në këtë lloj kompeticioni nuk është e lehtë, duhet të përgatitesh mirë që të bësh krenar të gjithë.

Të luash kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës ishte një gjë e madhe. Për mua dhe lojtarët ishte një eksperiencë e paharrueshme. Lojtarët duhet të kuptojnë që kanë bërë diçka të madhe. 

Kemi një rrugë të gjatë për të bërë, jam krenar për çdo lojtar. Ke lojtar të rinj dhe e ardhmja është e bukur. Këto lojtar do ta përfaqësojnë shumë mirë Kombëtaren.

Jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur në këtë 1 vit e gjysmë që kam punuar. Falenderoj edhe njëherë të gjithë tifozët që na kanë mbështetur.”, tha Silvinjo

Kujtojmë se Shqipëria u eliminua mbrëmjen e djeshme në ndeshjen vendimtare me Spanjën, pas një rezultati 0-1 për iberikët.

Shqipëria arriti të siguronte një pikë në barazimin me Kroacinë, ndërsa në ndeshjen që luajti me Italinë më 15 qershor, humbi me rezultatin 2-1.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.