Kryesore

Shqiptarët pushtojnë Dyseldorfin, Jamal “driblon” edhe ujin! Njihuni me pikantet e Shqipëri-Spanjë

08:27 - 25.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tifozët shqiptarë mund të quhen me plot gojën si një nga gjërat më të bukura të Europianit “Gjermani 2024”.  Edhe pse dje kuqezinjtë u eliminuan pas humbjes kundër Spanjës, atmosfera e krijuar në stadiumin e Dyseldorfit ishte e jashtëzakonshme. “Panorama Sport” ju sjell momentet më të veçanta të ndeshjes




. * Kombëtarja e Spanjës erdhi e para në stadiumin e Dyseldorfit, ndërsa kuqezinjtë rreth 1 orë e gjysmë përpara fillimit të ndeshjes.

* Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, zbriti i pari nga autobusi dhe shkoi i vetëm drejt dhomave të zhveshjes, duke i lënë mbrapa të gjithë. Më pas filluan të dilnim nga autobusi edhe lojtarët. Portieri Strakosha ishte i vetmi pa xhaketë, por me këmishë.

* Stadiumi “Merkur Spiel Arena” ishte pushtuar nga tifozët kuqezi, të cilët ishin rreth 40 mijë në numër, ndërsa spanjollë kishte vetëm 7 mijë.

* Emocionues momenti i ekzekutimit të himnit shqiptar. Thuajse i gjithë stadiumi i veshur kuqezi këndoi himnin kombëtar, ndërsa nga sektori i “Tifozëve Kuq e Zi”, u shpalos një banderolë e madhe ku në gjuhën angleze shkruhej: “Stronger together” (Së bashku më të fortë).

* Talenti i Spanjës, Jamal, gjatë nxehjes po shkonte për në dhomat e zhveshjes dhe në ato momente hapet sistemi i vaditjes së fushës. Mirëpo, me një lëvizje “rrufe”, talenti i shmanget ujit.

SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

Nga i dërguari ynë në Gjermani, KRISTI SEJATLLARI


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.