LAJMI I FUNDIT

“Të shtëpisë nuk e kanë parë akoma”- Publikoi video nga shtrati krah një mashkulli muskuloz, ish-banorja e BBV konfirmon lidhjen: Do martohem kur…

19:20 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Nita Latifi, ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie, pak disa pasi publikoi një video nga shtrati me një mashkull, por duke mos i zbuluar atij portretin.




Këngëtarja nga Kosova ka treguar së fundmi në një intervistë se po shijon tashmë një romancë në jetën e saj, por mesa duket nuk e ka ndarë ende me familjen.

Ajo është shprehur mbrëmjen e djeshme në “Top Arena” se videon e postuar në rrjetet sociale, nuk e kanë parë ende njerëzit e shtëpisë.

Por, pavarësisht se konfirmoi lidhjen, Nita përsëri zgjodhi të mos zbulojë më tepër rreth identitetit të tij.

“Është e vërtetë që jam në një lidhje. Nuk e kanë parë të shtëpisë këtë. Këtë video e kam postuar vetë në TikTok dhe kjo është çdo gjë që kam vendosur që të ndaj me njerëzit”, tha ajo.

Sa i përket martesës, ish-banorja e BBV ka rrëfyer se nuk është në planet e afërta të tyre, por shtoi se ka dëshirë të bëj një dasmë të madhe.

“Unë do të martohem kur t’më propozojë. Kam dëshirë që të bëj një dasmë të madhe, të kërcej, të kem një fustan shumë të madh, por deri më tani nuk kemi plane”, tha Nita.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.