Kryesore

VIDEO/ Austria bën surprizën e madhe të Europianit, mund Holandën dhe kalon si e para e grupit

19:52 - 25.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Austria ka bërë surprizën më të madhe deri tani në Euro 2024, duke dominuar Grupin C për ta mbyllur në vendin e parë. Austriakët kanë mundur me shifrat 3-2 Holandën sot dhe kanë lënë pas përveç tulipanëve, edhe Francën.




 Gjithçka nisi me autogolin e Malen, teksa holandezët kishin vështirësi të gjenin rrjetën e portës kundërshtare. Ata ia dolën në fillimin e pjesës së dytë me Gakpo, por në momentin e tyre më të mirë, erdhi përsëri avantazhi austriak me Shmid. Depaj barazoi shifrat pranë fundit të ndeshjes, por entuziazmi holandez zgjati pak minuta. Sabitzer tundi përsëri rrjetën nga ana tjetër dhe vulosi një fitore të shkëlqyer 3-2 që bën Austrinë kryesuese të grupit.

HOLANDË-AUSTRI 2-3
47′ Gakpo, 76′ Depaj / 6′ (ag) Malen, 59′ Shmid, 80′ Sabitzer

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Austrisë.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

88’ Holanda e gjitha në sulm në kërkim të një goli.

83’ Baumgartner shfaqet përsëri para portës në të majtën dhe tund rrjetën, por këtë herë goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

80’ GOOOL AUSTRIA! Sabitzer merr një pasim në të majtën dhe lëshon një predhë që nuk i lë kohë portierit të reagojë. (VIDEO)

76’ GOOOL HOLANDA! Pas një topi në qendër, Depaj gjuan dhe tund rrjetën. Fillimisht goli anulohet për prekje të topit me dorë të sulmuesit, por VAR-i korrigjon vendimin e gjyqtarit në fushë. (VIDEO)

72’ Veighorst merr vendin e Malen në radhët e Holandës.

62’ – 66’ Zëvendësime te të dy skuadrat në këto minuta. Laimer, Kuerfeld dhe Baumgartner hyjnë në fushë për Austrinë, teksa largohen Vimer, Grilitsh dhe Leihardt. Ndërsa te Holanda janë Van de Ven dhe Vajnaldum të cilët hyjnë në fushë në vend të Ake dhe Reijnders.

59’ GOOOL AUSTRIA! Aksion i shpejtë i austriakëve në krahun e majtë, topi shkon te Shmid i cili gjuan me kokë dhe De Vraj çon sferën në portën e skuadër së tij. (VIDEO)

53’ Pas një goditje nga këndi, gjuajtja me kokë e Van Dajk devijohet jashtë.

47’ GOOOL HOLANDA! Simons gjen të lirë Gakpo i cili shmang një mbrojtës dhe lëshon një gjuajtje të shkëlqyer që barazon shifrat. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë më avantazhin e Austrisë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

38’ Mundësi e shkëlqyer e Austrisë! Sabitzer vë në provë me një gjuajtje nga jashtë zonës  Verbrugen i cili grushton. Më pas aksioni vazhdon dhe sfera shkon te Arnautoviç i vetëm para portierit, me këtë të fundit që ia del të devijojë sferën nga këmbët e tij. (VIDEO)

35’ Menjëherë zëvendësim te Holanda me Kuman i cili largon Verman, duke hedhur në fushë Simons.

34’ Reijnders tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera kalon mes lojtarëve dhe përfundon jashtë katërkëndorit.

33’ Vimer ndëshkohet me të verdhë pas një shkelje ndaj Gertruida.

32’ Posh ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Depaj.

23’ Malen ka rastin e artë të shënojë, teksa nxirret i vetëm para portës nga Reijnders, por gjuajtja e tij përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

14’ Reijnders ka mundësinë e artë të shënojë pas një pasimi në qendër të zonës nga e majta, goditja e tij është tërësisht e gabuar dhe përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

9’ Malen mundohet të korrigjojë gabimin me një dalje në të djathtën e pasim në qendër, që largohet nga mbrojtja austriake.

6’ GOOOL AUSTRIA! Pas një aksioni të shpejtë nga e majta, topi shkon në qendër ku Malen e devijon në portën e tij. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Berlin.

FORMACIONET ZYRTARE:

HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Ake, Van Dajk, De Vrij, Gertruida; Verman, Shuten, Reijnders; Gakpo, Depaj, Malen | Trajner: Ronald Kuman

AUSTRIA (4-2-3-1): Pentz; Posh, Vober, Lienhart, Pras; Seivaid, Grillitsh; Vimer, Sabitzer, Shmid; Arnautoviç | Trajner: Ralf Ragnik

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.