![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kreu i FRESSH, Eugen Likaj, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për të lënë Fredi Belerin në burg, i kërkon KQZ-së zgjedhje të parakohshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë.
Përmes një letre zyrtare të dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Likaj parashtron se duke qenë Beleri është një person i cili nuk mund të ushtrojë funksionin publik të kryetarit të bashkisë për shkak të vendimit të prerë të Apelit, të shpallet pavlefshmëria e mandatit të eurodeputetit grek, bazuar në dispozitat ligjore të Kodit Zgjedhor.
Kështu, për shkak të dënimit të Belerit, kërkohet nga KQZ-ja që kjo e fundit të përfundojë mandatin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë, i cili është nën akuzat e korrupsionit, e të organizohen zgjedhjet e reja të parakohshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë.
Dokumenti i dërguar nga kreu i FRESSH, Eugen Likaj