AKTUALITET

“E patolerueshme që mjeku t’i trajtojë njerëzit si mall në tregun e shumicës”- Ministrja e shëndetësisë flet për skandalin në QSUT: Kemi nisur një hetim administrativ krahas atij të Prokurorisë…

13:39 - 26.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në përfundim të mbledhjes së këshillit të ministrave, për mediat ka folur edhe ministrja e Shëndetësisë  Albana Koçiu  e cila komentoi skandalin e fundit të korrupsionit në Spitalin Onkologjik.




“Është e patolerueshme që mjeku figura më e lartë që duhet ti shërbejë njerëzve, t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicës”- u shpreh ajo.

Gjithashtu bëri të ditur se ka nisur një hetim administrativ, krahas atij të Prokurorisë.

“E inkurajoj të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut e infermierit. Hetimi administrativ që kemi nisur së bashku me struktura të brendshme të audit dhe antikorrupsionit do të trajtojë shumë aspekte, çështje të organizimit”- deklaroi ministrja Koçiu

Pjesë nga deklarata e saj:

Dua ta theksoj të qartë që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interes publikut dhe kujtdo që i shkon mendja të bëjë veprime të tilla të turpshme, të cilat nuk i përkasin figurës së mjekut dhe infermierit. Kemi nisur një hetim administrativ, krahas hetimit të Prokurorisë që e inkurajoj ti shkojë deri në fund dhe të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut e infermierit. Hetimi administrativ që kemi nisur së bashku me struktura të brendshme të audit dh antikorrupsioni do të trajtojë shumë aspekte, ç5ështje të organizimit. Është e patolerueshme që mjeku figura më e lartë që duhet ti shërbejë njerëzit t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicë, për këtë fakt do të duam që të sjellim në një dimension tjetër të ushtrimit të detyrës mjekut e infermierit dhe pikërisht për këtë do të iniciojmë ndryshimet e nevojshëm ligjore që do tia dërgojmë kuvendit, për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur sanksione që ndëshkojnë këto që trajtojnë jetën e njerëzve si mall shumice në tregun e lirë

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.