Kryesore

EKSKLUZIVE/ “Luftë” me kohën në merkato, të kuqtë tentuan edhe sulmuesin e Dinamos. Ja prapaskenat

12:38 - 26.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani vijon punën në fushë në përgatitjet në qytetin e Pogradecit, por krahas kësaj, klubit i duhet të punojë edhe në tavolinë për të sjellë në gjirin e ekipit lojtarët e duhur




Trajneri Shehi e ka theksuar se kërkon dy sulmues anësorë, por deri më tani këto dy pozicione nuk janë mbuluar. Burime për “Panorama Sport” mësojnë se të kuqtë në ditët e shkuara kanë tentuar edhe Lorenco Vilën e Dinamos, por pa arritur dot te durrsaku.

Po ashtu, kanë dështuar edhe operacionet për të sjellë emra si Denison, Rivas apo Salami, të cilët gjithsesi mbeten ende në merkato. Nga ana tjetër, është zëvendësuar Atanaskoski me Zguron, si dhe është afruar Piloto në majën e sulmit. Së fundmi nga klubi u largua Alfred Mensah, që vjen pas ndarjes me Skukën, Mikuliç, Sotën, Atanaskoskin, Vilën, Zekollin dhe Birçaj.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.