AKTUALITET

Hodhi molotov në protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë, policia ndalon 29-vjeçarin

11:33 - 26.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka arrestuar një 29- vjeçar i cili ka hedhur molotv drejt godinës së Bashkisë Tiranë në protestën e fundit të organizuar nga opozita, atë të datës 21 qershor.




I riu akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e premte, më datë 21.06.2024, përpara bashkisë Tiranë, ndaluan shtetasin J. A., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.!, njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.