AKTUALITET

Kryebashkiaku Veliaj takim me ish shefin e CIA-s: Biseduam se si Tirana mund të jetë qyteti më i sigurt në Europë

11:46 - 26.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim Robert Gorelick, ish shefin e CIA-s në Itali dhe vende të tjera të botës, i cili ka vizituar për herë të parë vendin tonë.




Në një postim në platformën X, Veliaj shprehet i lumtur për bisedën që ka zhvilluar me Gorelick, sidomos për idetë se si Tirana mund të jetë një qytet më i sigurt.

“I lumtur që prita Robert Gorelick në vizitën e tij të parë në Tiranë – dikur i pavizitueshëm nga asnjë vend i huaj, sot është kryeqyteti më i gjallë i shqiptarëve dhe i Ballkanit Perëndimor! Ishte kënaqësi të bisedoja për tema të luftës e ftohtës dhe çështje aktuale, si dhe rrahëm disa ide se si Tirana mund të jetë qyteti më i sigurt në Europë!”, shkruan ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.