Kryesore

“Kryetarja e Kuvendit lexoi drejt Kushtetutën!” -Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit, Bardhi: Kërkuam t’i krijohet mundësia për të qenë pjesë në seanca

15:28 - 26.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të Paerisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve përsa i përket vendimit për mos-penalizimin e mandatit të deputetit të Berishës.




Ai u shpreh se Lindita Nikolla ka lexuar drejt Kushtetutën, e se mungesa e Sali Berishës është e justifikuar për shkak të masës së sigurisë që i është vënë.

Gjithashtu Bardhi tha se e gjithë kjo i jep fund spekulimeve “të sponsorizuara nga segmente të mazhorancës”.

Një kërkesë e veçantë nga demokrati ishte krijimi i mundësive që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha të mundet të marrë pjesë në seancat plenare e në aktivitetet e tjera parlamentare.

“Sot Kryetarja e Kuvedit, lexoj drejt kushtetuten sa i perket mandatit te kreut te opozites Sali Berisha. Strukturat ligjore te kuvendit argunentuan se Sali Berishes nuk i nderpritet mandati pasi mungesa e tij ne kuvend nuk eshte pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve te sponsorizuara nga segmenete te mazhorances. Ne kerkuam qe zotit Berisha, ne perpithje me kushtetuten ti krijohet mindesia qe te ushtroj te plote mandatin e deputetit duke marre pjese me seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare”, tha Bardhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.