Kryesore

Ndarja e çiftit Meta-Kryemadhi, caktohet gjyqtarja e çështjes së divorcit

15:19 - 26.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas padisë së Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për divorc nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, është caktuar gjyqtarja e çështjes.




Mësohet se me short ka rënë për gjykim gjyqtarja Fahrije Budo (Stringa).

“Bazuar në Nenin 5, pika 1 gërma c, e Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ju bëj me dije se:

Në datën 20.06.2024, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar kërkesë padia me Paditës I.M. dhe të Paditur M.K., me objekt : “Zgjidhja e martesës me të paditurën”. Pas proçesit të regjistrimit, çështja ka kaluar në proçesin e shortit elektronik dhe çështja ka rënë për gjykim tek gjyqtarja Fahrije Budo (Stringa)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kujtojmë se kreu i PL, njoftoi divorcin pak ditë më parë, ku u shpreh se thashmë Monika Kryemadhi nuk është më gruaja e tij, por ish-bashkëshortja.

Ai tregoi se ka filluar dhe procesin e divorcit, si dhe ka njoftuar djalin e tij dhe të Kryemadhit, Besartin.

“Znj.Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime dhe sot, kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta. I cili e ka pas si ide të tillë dhe më parë dhe më ka thënë që ‘meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’, dhe unë besoj se kam gjetur një zgjidhje”, tha ai.

KERKESË PADI

PADITES: Ilir Metaj, I biri I Rexhep dhe I Fiqirete, I datelindjes 24.03.1969, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane, I martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.

E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e Ramazan dhe e Fatime, e datelindjes 09.04.1974, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca „Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane

OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren

BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes

DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM

(SEKSIONI FAMILJAR)

E nderuar Gjykate!

TIRANE

Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982, date 29.10.1998.

Nga kjo martese kane lindur 3 femije:

Bora Metaj e datelindjes

Besar Metaj i datelindjes

Era Metaj e datelindjes


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.