![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Me vendim të Këshillit të Ministrave janë liruar nga posti dy zëvendësministra. Bëhet fjalë përkatësisht për Artemis Malo dhe Besart Kadia, të cilët mbanin këtë post në ministrinë e Punëve të Brendshme.
Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, pika 2 dhe neni 6 të ligjit numër 9000, datë 30/01/2003, “Për organizimin e funksionimin e Këshillit të Ministrave”.
Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimet, të cilat do të botohen menjëherë në “Fletoren Zyrtare”.
Kujtojmë që Artemis Malo u emerua në këtë post në shkurt të 2022, ndërsa Besart Kadia në mars të vitit 2023.
VENDIMET E QEVERISË
V E N D I M
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Besart Kadia, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA