Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar pas kërkesës së disa prej deputeteve për shkarkimin e saj nga kjo forcë politike, me pretendimin se ajo nuk përbush rolin e opozitës.
Përmes një postimi në Facebook, Flutura Açka shprehet se është një njeri institucional, e jo fugë politike.
Ajo shton më tej se largimi i saj do bëhet si një politikane institucionale.
Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias i bën një ftesë të pazakontë deputetëve të cilët janë pozicionuar kundër saj: “I sfidoj meraklinjtë politikë, hapni listat me Shqipërinë, një zonë në votimet 2025!”, shkruan në Facebook.
Demokratja u drejtohet po këtyre deputetëve të cilët propozuan shkarkimin e saj se ata nuk mund të justifikohen me bashkimin e opozitës, pasi këtë të fundit e bashkojnë njerëz me zemër, e jo Salierët politikë të rritur hijeve, e që vrasin hije.”, shkruan ajo.
Postimi
LEXO EDHE: