Kryesore

“Nuk përmbush rolin e opozitës!” -Kërkohet shkarkimi i Flutura Açka, Bardhi kundër deputetëve: Dorë e shtrirë, jo përjashtim, hatërmbetje apo shkarkime

16:57 - 26.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e Grupit Parlamenta të PD-së e mbajtur ditën e sotme (26 qershor), disa prej deputeteve kanë kërkuar shkarkimin  e Kryetares së Komisionit të Arsimit dhe Medias, Flutura Açka, me pretendimin se ajo nuk përfaqëson forcën politike dhe pengon punën e përfaqësuesve të tjerë të opozitës.




Po kështu e njëjta kërkesë është shtruar e për stafin administrativ ndihmës të grupit, ku është kërkuar shkarkimi i disa këshilltarëve.

Burime për gazetarin e News 24, Osman Stafa bëjnë me dije se disa deputetë kanë akuzuar shqetësimin se Açka ndërmerr më shumë ksione kundër opozitës sesa kundër qeverisë.

“Nuk po përmbush rolin e opozitës. Ai është pozicion i dedikuar për Grupin Parlamentar të PD. Kryetarja e Komisionit nuk vepron në përputhje me vendimet e grupit parlamentar. Pengon çdo nismë opozitare në Komision. Nuk reagon për sulmet e Edi Ramës ndaj medias, nuk ka pranuar asnjë kërkesë për të thirrur në dëgjesë Ministrinë e Arsmit për gjendjen skandaloze në arsim, nuk bashkëpunon për të mbajtur përgjegjëse ministrinë e kulturës për gjendjen e kulturës dhe shkatërrimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore.

Pengoi votimin e kërkesës së opozitës për trajtimin në Komision të sjelljes intimiduese të Edi Ramës ndaj drejtuesve të emisionit Rai 3 dhe s’ka asnjë qëndrim për atë çështje. Është aty me votat tona, por punon kundër nesh dhe kundër opozitës. 80 % të mbledhjeve nuk është në Komision, nuk vjen, duke ia lënë drejtimin Evis Kushit. Asnjë denoncim dhe asnjë reagim për fushat që mbulon”, janë shprehur në shumicë deputetet demokratë.

Por ai që doli kundër këtyre kërkesave ishte kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Ai u shpreh se mirëkupton shqetësimin e ngritur prej deputetëve, e nuk dëshiron t’i vërë në dyshim ato, por përjashtimi nuk është mesazhi që demokratët duan të japin. Sipas Bardhit, PD-së i nevojitet bashkimi.

“Pra, dorë e shtrirë, jo përjashtim, jo hatërmbetje, jo shkarkime. Më mirëkuptoni, por nuk mundem ta pranoj propozimin tuaj. Mund t’i kthehemi kësaj teme ndoshta në një mbledhje tjetër”, e përmbylli Bardhi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.