AKTUALITET

Skandali në QSUT/ Deputeti i PD bën kërkesë për interpelancë me ministren e shëndetësisë: Është domosdoshmëri të bëhet transparencë përpara qytetarëve!

10:58 - 26.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas skandalit të djeshëm tek Spitali Onkologjik, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë.




Përmes një postimi në Facebook, Agalliu thotë se është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë dhe të kuptohen arsyet se pse nuk funksionon sistemi i mbrojtjes së pacientëve.

Postimi i Arbi Agalliut:

Sot dorëzova kërkesën për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë.

Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar.

Duhet të qartësohen arsyet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon.

Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni.

LEXO EDHE KETE:  Mungesë ilaçesh dhe aparatesh, emisioni “Vetting” denoncoi kalvarin e vuajtjeve të pacientëve me kancer! Prokuroria nis hetimet, masa sigurie për 7 mjekë të QSUT

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.