Kronikë

Zjarr i qëllimshëm pranë tregut të ri në Berat, shkrumbohet një sipërfaqe prej 1000 m2

17:38 - 26.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm ka rënë pranë Tregut te ri, tek Ura e Salillarit në Berat.




Bëhet me dije se fillimisht flakët u pikasen nga kalimtarët e rastit të cilët njoftuan zjarrfikësit.

Zjarri ishte duke u përhapur për shkak të erës e temperaturave të larta, por shërbimi zjarrfikës arriti fikjen e tij në një kohë të shkurtër.

Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej 1000 m2 me shkurre e ferra.

Sipas burimeve zjarrfikëse në vendngjarje dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve).

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.