Kronikë

“Janë tre Alketa, nuk isha unë ajo…” -Nën akuzë për përfshirje në skandalin e Onkologjisë, flet mjekja pas seancës gjyqësore: Një doktor me 30 vite eksperiencë, një pasuri kombëtare

15:34 - 27.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjekja e Spitalit Onkologjik, Alketa Pere Ymeri, e cila ndodhet nën akuzë për përfshirë në këtë skandal, ka komunikuar për media pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Tiranës. Institucioni la në fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe specialistët e përfshirë në këtë skandal, teksa Alketa Ymeri i është vendosur “detyrim paraqitje”.




Mjekja është shprehur për mediat se nuk është ajo që shfaqet në përgjigje duke iu kërkuar kolegëve të saj të kenë kujdes nga gazetarët investigativë, me ‘arsyetimin’ se në Onkologji ndodhen 3 Alketa.

Po kështu, Alketa Pere Ymeri tha se një mjek onkolog, me 30 vite eksperiencë, është një pasuri kombëtare, duke i referuar kështu vetes.

E pyetur se çfarë ndodhi në seancë, mjekja u shpreh se nuk ndodhi asgjë.

Pyetja e radhës nga gazetarët, nëse u zbulua se kush i merrte pacientët nga spitali publik për t’i drejtuar tek ai privati, Alketa Pere ironizoi duke thënë se do jenë vetë gazetarët ata që do e zbulojnë përgjigjen e kësaj pyetje, pasi dhe çështja ka kaluar në duar të drejtësisë falë tyre.

Kujtojmë se ditën e sotme më herët, përpara se mjekja të futej në ambientet e Gjykatës së Tiranës, shtroi ankesat e saj lidhur me gazetarët e median, pasi siç u shpreh ajo “më keni shtrëmbëruar fytyrën”.

 

Mjekja: Një mjek onkolog, me 30 vite eksperiencë, është pasuri kombëtare.

Çfarë ndodhi në seancë?

Mjekja: Asgjë nuk ndodhi në seancë, do ju sqarojnë ata brenda

U zbulua kush i merrte pacientët nga publiku te privati?

Mjekja: Do e zbuloni juve, ju ua keni kaluar prokurorisë, gjykata e të gjithave

Prandaj i keni frikë gazetarët?

Mjekja: Sa i përket mesazhit, nuk isha unë, por Alketa administratorja. Alketa Ilo, Alketa Shtëmbari dhe dr.prof. Alketa Ymeri.

Edhe farmacisti Florian Marku, ndaj të cilit është lënë masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ka folur për mediat, duke mohuar njohjen me mjekun Edmond Gashi.

Infermieri: Nuk kam asnjë lloj komenti

A keni pasur bashkëpunim me Edmond Gashin dhe cila ka qenë lidhja?

Infermieri: Nuk kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat

Ku i merrnit ilaçet? Sipas prokurorisë ju kishit rol.

Infermieri: Burimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vet.

A keni bashkëpunuar me Edmond Gashin?

Infermieri: Nuk e njoh si doktor.

MASAT E SIGURISË PËR MJEKËT:

– “Arrest në shtëpi” për mjekun Edmond Gashi, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në shtëpi” për shtetasin Florian Marku , 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”;

– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për Koordinatorin e QSUNT Emiljano Lela, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për mjeken Alketa Ymeri(Pere)., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për zv/Drejtoreshën në QSUNT, Brikena Qirjazi , 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasin Halil Gashi
, banues në Tiranë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;

– Për shtetasen Drilona Kishta, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal, pasi ajo rezulton jashtë RSh-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.