Kryesore

“Më ka ndihmuar edhe pse më la në stol”, Skuka shok skuadre me kryegolashënuesin e Europianit: Ishim njësoj, është tip që…

07:53 - 27.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Georges Mikautadze është padyshim surpriza e këtij edicioni. Sulmuesi 23-vjeçar i Metz, ka arritur të shënojë plot 3 gola deri tani, me fanellën e Kombëtares së Gjeorgjisë, duke kryesuar listën e golashënuesve.  




Interesant është fakti se Mikautadze është shok skuadre me Xhuliano Skukën te Metz. Në një prononcim të dhënë për “Pjesa e Tretë”, sulmuesi dibran deklaronte. 

“Mikautadze më ka ndihmuar edhe pse më la në stol. Ne u përputhëm me thënë të drejtën bashkë, ishim pak a shumë njësoj. Edhe ai ishte tip që dilte, nuk mbante shumë regjim”, u shpreh Skuka.  

Në sezonin e shkuar, te dy futbollistët si Skuka ashtu dhe gjeorgjiani ishin në huazim, njëri te Partizani dhe tjetri tek Ajaksi, ndërkohë që do të ribashkohen sërish te Metz.  

Falë performancës së shkëlqyer në këtë Europian, gjasat janë të mëdha që sulmuesi i Gjeorgjisë të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, ku ofertat duket se nuk do të mungojnë.  

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.