AKTUALITET

Vizita në SHBA/ Balla takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Todd Robinson: Lufta kundër krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, prioritet kryesor

13:54 - 27.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në një takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Todd D. Robinson, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese dhe programet e asistencës amerikane si DEA, INL dhe ICITAP.




“Mirëpresim mbështetjen amerikane edhe në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes Akademisë së Sigurisë dhe shkollave të policisë në SHBA. Lufta kundër krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike janë një prioritet kryesor, ndërsa goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë, falë hetimeve komplekse në bashkëpunim me SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, theksoi ministri i Brendshëm shqiptar pas takimit, mbajtur në zyrat e DASH.

Palët dakordësuan për të intensifikuar edhe më shumë përpjekjet për përmirësimin e rezultateve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në kuadër të Mekanizmit Kombëtar të Referimit.

“Bashkë me SHBA jemi pjesë e Koalicionit Global ndaj kërcënimit të Drogave Sintetike, për të koordinuar masa konkrete kundër prodhimit, trafikimit dhe shitjes së tyre tek të rinjtë dhe përdorues të tjerë”, u shpreh Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.