Kronikë

Gjendet trupi i pajetë i një 40 vjeçari në lumin e Drinit. Detajet e para…

18:00 - 28.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trupi i pajetë i një 40 vjeçari është gjendur në ujërat e lumit Drin ditën e sotme, në afërsi të urës së Bahcallekut.




Uniformat blu nuk e kanë identifikuar akoma personin, por sqarojnë se është rreth 175 cm i gjatë, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantellona të gjata kafe, atlete të zeza Adidas, flokë-shkurtër dhe pa mjekër.

Nga vëzhgimet e para nuk konstatohen shenja dhune, por do kryhet ekspertiza.

Ndërkohë po vijojnë punimet për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftim

Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të  gjata ngjyrë gri,  pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune.

Nderkohe grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.