Kryesore

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS/ Që nga drejtoresha e SHISH tek Ardi Veliu, zbardhen emrat e dëshmitarëve në seancën e 2 korrikut

19:03 - 28.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Seanca e radhes e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin e TIMS do të mbahet më datë 2 korrik, teksa do merren në pyetje 3 dëshmitarë.




Konkretisht do pyeten drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani dhe ish drejtori i AMP-së, Ardi Veliu.

  1. Ora 11:00 – Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;
  2. Ora 12:00 – Z. Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Poliçore;
  3. Ora 13:00 – Z. Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Poliçore;

Nuk dihet se si do zhvillohet kjo mbledhje, me dyer të hapura apo të mbyllura, pasi në seancat e kaluara dëshmitë janë dhënë jashtë “syrit të medias” me pretendimin e dëshmitarëve se zotërojnë informacion të klasifikuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.