AKTUALITET

Përshtati banesën e saj për ushtrim të prostitucionit dhe përdorim të lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçarja në Elbasan. Ja çfarë u sekuestrua

10:25 - 28.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 36-vjeçare në Elbasan është arrestuar nga policia pasi kishte përshtatur banesën e saj, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë.




Sipas njoftimit për mediat u bë me dije se janë sekuestruar një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, një sasi kokaine dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Illegal”, pas një hetimi për disa muaj, me metoda proaktive, për të goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit.

Kishte përshtatur banesën e saj, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë, arrestohet 36-vjeçarja.

Sekuestrohen një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, një sasi kokaine dhe 2 celularë.

Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të ushtrimit të prostitucionit, Komisariati i Policisë Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Illegal”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja S. S., 36 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e banesës për përdorim droge”.

Nga hetimet rezultoi se kjo shtetase kishte përshtatur banesën e saj, në lagjen “Beqir Dardha”, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Vijon…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.