Kryesore

“Takoni drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga Basha!” -Mbledhja me dyer mbyllur e Këshillit Kombëtar të PD, zbardhet fjala e Nokës: Protesta e 11 korrikut, të jetë madhështore, sepse…

19:42 - 28.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku deputeti Flamur Noka ka gjetur rastin të thumbojë ish-kryetarin e kësaj force politike, Lulzim Bashën. Po kështu ai ka sqaruar përse protesta kombëtare që do të mbahet më 11 korrik përballë Kryeministrisë duhet të jetë madheshtore.




Në fjalën e tij të kësaj mbledhje me dyer të mbyllura, Noka u shpreh se PD duhet të takojë e t’i hapë krahët çdokujt, qoftë demokrat apo jo, por që është kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Thumbi për Bashën vjen në këtë fjali të deputetit demokrat “takoni veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga pengu”, për t’ju referuar me këtë të fundit ish-kryetarit të Partisë Demokratike.

Flamur Noka sqaron se protesta kombëtare që do të mbahet në 11 korrik duhet të jetë madhështore pasi PD-ja është e vetmja parti në Evropë e cila sipas deputetit, ka liderin e burgosur pa fakte apo akuza.

 

Flamur Noka:

Kryetari i Partise pershkroi arritjet e PD-se ne kete periudhe. Pika e pare e diskutimeve eshte bashkimi.

Drejtuesit e PD-se, Kryesise, Keshillit Kombetar, kryetaret e degeve te kontaktojne me çdo demokrat per ta integruar ne strukture. Ne duhet te jemi te hapur dhe te shtrijme doren e bashkimit per demokratet si edhe jodemokrate , por qe jane kunder Qeverise.

Takoni veçanerisht drejtuesit e degeve qe jane mashtruar nga pengu( Basha)

Protesta e 11 korrikut duhet te jete madheshtore sepse jemi e vetmja parti ne europe ku lideri yne eshte i burgosur politik pa prove, fakte dhe akuze.

Nje regjim autokratik qe te asgjesoje opoziten ose burgos liderin ose te nxjerre jashte ligjit ate. Regjimi ka zgjedhur te burgos liderin tone.

Deget e PD-se kane grupet e puneve. Te gjithe ne terren. Ne fleteplasoje do te jene te gjitha pikat perse i ftojme qytetaret ne proteste. Do te realizohet dhe spoti i cili do te shperndahet masivisht. Sensibilizimi eshte shume i rendesishem

Kryetaret e degeve, anetaret e KK qe jane pjese e grupeve te punes te jene ne cdo rruge, takime me qytetare per t’i ftuar ata ne proteste. Ashtu sikunder vepruam ne protesten e 20 shkurtit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.