Kryesore

“Të sillesh si budalla përpara derës së SPAK, strategji e gabuar.” -Olsi Rama merret në pyetje, Bardhi: Sot gënjeu sërish publikisht…

15:31 - 28.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi ka reaguar pas daljes së Olsi Rames nga ambientet e SPAK-ut ku u mor në pyetje lidhur me çështjen Xibraka, për të cilën vëllai i kryeministrit është kallëzuar nga demokrati si i përfshirë.




Reagimi i tij vjen përmes një postimi në Facebook, teksa shkruan se aktrimi si “budalla” përpara derës së SPAK nuk është një strategji e duhur për vëllain e kryeministrit.

Bardhi e akuzoi Olsi Ramën për gënjeshtra, lidhur me përdorimin e makinës me targa AA653DM, për të cilën është kallëzuar vëllai i kryeministrit.

Siç shprehet demokrati, Rama e ka përdorur këtë makinë të paktën 7 herë, duke u bazuar sipas tij në të dhënat zyrtare të TIMS.

Postimi i Bardhit mbyllet me thirrje nga Prokurorisë së Posaçme që t’i shkojë deri në fund të së vërtetës lidhur me çështjen.

REAGIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Të sillesh si budalla përpara derës së SPAK-u është një strategji e gabuar që nuk të shpëton nga e vërteta! Të thuash që ke përdorur makinën e trafikantëve të drogës, por trafikantët nuk i njeh, është një gënjeshtër banale.

Olsi Rama konfirmoi përpara derës së SPAK gjithçka kam denoncuar për të. Deklarimet e tij publike janë e vërteta më e madhe e kësaj çështjeje: “Një herë deklaroi se njeh njërin nga trafikantët, sot tha nuk njoh asnjërin. Një herë s’kam udhëtuar me narkomakinën, sot tha kam udhëtuar vetëm një herë”.

Por, sot vëllai i vogël i Edi Ramës gënjeu sërish publikisht kur tha se e ka përdorur vetëm njëherë narkomakinën AA 653 DM. Të dhënat zyrtare të sistemit TIMS dokumentojnë të kundërtën, se ai ka përdorur të paktën 7 herë narkoautomjetin AA 653 DM për daljet e tij jashtë vendit gjatë periudhës kur ndërtohej laboratori i drogës në Xibrakë.

Gënjeshtra e ditës dhe alibitë nuk janë as mjet mbrojtës dhe as zgjidhje. E vërteta ndodhet në procedimin penal 335/1-2016 që u tentua të varrosej nga prokuroria, por që sot mban numrin 88-2024! Inkurajoj SPAK t’i shkojë me guxim deri në fund të vërtetës, duke na provuar se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.