EKONOMI

Vendimi për rrëzimin e ligjit që taksonte profesionet e lira/ Tabaku: Triumf i shtresës së mesme që është ndjerë e nëpërkëmbur! Të luftojmë së bashku kundër këtij sistemi të pandershëm!

11:32 - 28.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rrëzimin e ligjit që taksonte profesionet e lira.




Përmes një postimi në rrjete sociale ajo shkruan se kjo fitore ishte një hap i rëndësishëm në luftën për një sistem të drejtë dhe të ndershëm.

“Një fitore realisht historike që rrëzoi një ligj që taksonte abuzivisht shtresën e mesme dhe punën përmes një takse të pandershme pjesë e një sistemi korrupt”-shkruan Tabaku

Reagimi i plotë:

Një fitore e shtresës së mesme!

Fitorja e djeshme në Gjykatën Kushtetuese ishte një hap i rëndësishëm në luftën tonë për një sistem të drejtë dhe të ndershëm. Një fitore realisht historike që rrëzoi një ligj që taksonte abuzivisht shtresën e mesme dhe punën përmes një takse të pandershme pjesë e një sistemi korrupt. Kjo nuk qe një fitore vetëm ligjore pasi në të vërtetë qe një triumf i shumicës që është ndjerë e nëpërkëmbur dhe keqtrajtuar nga mazhoranca dhe ligjet e saj me porosi.

Ne qendruam të bashkuar dhe mundëm të hedhim tutje këtë taksë të pandershme që kërcënonte të ardhurat e 30 mijë familjeve shqiptare padrejtësisht dhe abuzivisht. Shtresa e mesme meriton vëmendje dhe incentiva për të forcuar pozicionin e saj në shoqëri pasi ajo mund ta çojë vendin tonë përpara si motor i ekonomisë dhe inovacionit.

Ju falenderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen tuaj, për qendrimin tuaj dhe ndihmën tuaj të çmueshme. Dëshmuam që së bashku mund t’ia dalim për të fituar një kauzë të drejtë.

E kam të qartë që disa prej jush kanë paguar këstet në lidhje me taksimin e pandershëm që vendosi qeveria socialiste. Nxituat nga frika e gjobave dhe nga fuqia që kjo qeveri tregon ndaj të dobëtit duke i marrë çka në xhep ndërsa është e dobët me të fortët. Ajo që dua t’ju them në lidhje me këstet tuaja të pagauara ne po presim vendimin e shkruar dhe arsyetuar të GJykatës Kushtetuese.

Nëse ne nuk do ta kemi të trajtuar këtë si çështje në atë vendim do të angazhohemi për të gjetur një zgjidhje që do të jetë në funksionin tuaj! Ajo që na sjell në mendje dhe duhet të bëjmë tani është durimi dhe të mësojmë nga kjo fitore që na sjell në mendje se ne do të vazhdojmë të luftojmë së bashku për të rrëzuar këtë sistem taksimi të pandershëm dhe korrupt që prodhon ligje si ai i taksimit të Profesionistëve të Lirë.

E ardhmja e shtresës së mesme! E ardhmja e Shqipërisë është më e mirë kur ne qendrojmë së bashku!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.