Kryesore

“Shqipëria ka vetëm 55 mjekë për sëmundjet neoplazike!” -Denoncon Berisha: 600 gra me tumor gjiri  nuk u mjekuan për 3 vite se nuk funksiononte aparatura

21:00 - 29.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sektorin e shëndetësisë, duke u shprehur se në Shqipëri ekzistojnë vetëm 55 mjekë për sëmundjet neoplazike.




Demokrati shton se 55 mjekë nuk kanë mundësi të përballojnë as 1/4 e kërkesës së pacientëve me këto sëmundje.

Sipas Berishës, 600 gra, të cilat vuanin nga kanceri i gjirit, nuk kanë arritur të marrin mjekim prej 3 vitesh për shkak se aparatura për brakioterapi nuk ishte funksionale.

Ish-kryeministri u shpreh se sistemi i drejtësisë detyron qytetarët të paguajnë 60% deri në 80%  të shpenzimeve spitalore.

Gjithashtu Berisha tha se “aksionarët” kryesorë të këtij sistemi të quajtur “Bursa e Vdekjes” janë Edi Rama, Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu, të cilën këtë të fundit e quajti “korbën e kovidit të shqiptarëve”.

Fjala e Sali Berishës:

Miqtë e mi, një nga shkaqet pse ikin shqiptarët nga vendi i tyre, një nga mekanizmat se si i përzë Edi Rama, është shkatërrimi i shërbimit shëndetësor në Shqipëri.

Është shndërrimi i këtij sistemi në sistemin më gjobëvënës në Europë dhe në botë.

Nuk ka sistem publik shëndetësie që të detyrojë me ryshfete dhe rrugë të tjera qytetarët për të paguar 60 deri në 80 përqind të shpenzimeve për shëndetin e tyre, për mjekimin e tyre.

Miq, ajo që mediat sollën para jush në Spitalin Onkologjik, ju garantoj se ajo ndodh sot në çdo spital, në çdo shërbim.

Dhe kurrë mos harroni se aksionerët më kryesorë të asaj që sot një publicist i njohur e quante Bursa e Vdekjes, aksionerë kryesorë të kësaj burse janë Edi Rama me Beqajn e tij dhe Ogertën, Korbën e Kovidit të shqiptarëve.

Miq, sëmundjet neoplazike vijnë në shkaqet e fataliteteve të tretat në Shqipëri.

Po sa mjekë thoni ju ka në Shqipëri për këtë patologji ndër më të rëndat?

E gjithë Shqipëria ka gjithsej 55 mjekë, të cilët në çdo lloj përpjekje, nuk përballojnë dot as një të katërtën e ngarkesës.

Nuk plotësojnë dot as një të katërtën e kërkesës së mijëra e mijëra e mijëra të sëmurëve me këto patologji.

Segmente të këtij shteti, që akoma kanë mbetur pa u shndërruar në narkoinstitucione, kanë treguar dhe kanë konstatuar në kontrollet e tyre se 600 gra me sëmundje patologjike të tilla për gjirin, për tre vjet nuk u mjekuan me brakioterapi se aparatura nuk funksiononte.

A mund të imagjinoni ju nj shtet të tillë kund në botë përveçse në narkoshtetin e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, e Ilir Beqës, këtyre kriminelëve të pamëshirë, këtyre banditëve që nuk ka epitet që nuk mund t’u vihet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.