Kryesore

VIDEO/ Sa shumë emocione! 3 gola të anuluar nga VAR-i, Gjermania mposht Danimarkën dhe “fluturon” në çerekfinale

23:25 - 29.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duel emocionues mes Gjermanisë dhe Danimarkës, që u fituar nga skuadra e Nagelsman me shifrat 2-0, falë golave tëHaverc dhe Musialës në pjesën e dytë. Ky triumf i siguron “panzerave”, kualifikimin në çerekfinalen e Europianitteksa plot 3 gola u anuluan nga VAR-i, dy përgjermanët dhe një për danezët 




“Panzerat” vijnë si favoritë në këtë sfidë edhe falë paraqitjes në tre ndeshjet e grupit. Danezët do të tentojnë të befasojnë dhe gjithçka mund të ndodh në 90 minuta.

GJERMANI 2-0 DANIMARKË

NGJARJET KRYESORE

Haverc 53′ (p), Musiala 68′

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida! 

90+5′ Sërish pranë golit Gjermania me Haverc, por tentativa e tij ndalet mjeshtërisht me këmbë nga portieri Shmajkëll.

90+2′ Gjermania gjen edhe golin e tretë me Virc, por anulohet për pozicion jashtë loje. I treti gol i anuluar me VAR (VIDEO) 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

75′ Përpjekjet e fundit të danezëve për të gjetur golin, por mbrohen mirë gjermanët.

68′ GOOOOL GJERMANIA 2-0/ Realizon edhe Musiala, “panzerat” në avantazh dy dyfishtë. Duket se “hipotekohet” kualifikimi (VIDEO) 

64′ Dy zëvendësime te Gjermania, largohen Gyndohan dhe Andrish, në lojë, Xhan dhe Fylkrug.

59′ E pabesueshme çfarë humbet Haverc i vetëm përballë portierit, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën (VIDEO) 

53′ GOOOOOL GJERMANI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Haverc shënon me penallti duke kaluar në avantazh “panzerat” (VIDEO) 

52′ Penallti me VAR për Gjermaninë pas prekjes së topit me dorë nga Andersen brenda zonës. (VIDEO) 

48′ Danezët gjejnë rrugën e rrjetës me Andersen, por goli anulohet për pozicion jashtë loje nga VAR (VIDEO) 

46′ Pjesa e dytë nis sërish me sytë nga qielli, për shkak të motit.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

45′ Kundërsulm vrastar i Danimarkës, por Nojer i mohon golin sulmuesit Hojlund, vendimtare ndërhyrja e gardianit gjerman (VIDEO) 

42′ Mundësi shënimi edhe për danezët me Hojlund, por tentativa e tij shkon në rrjetën e jashtme (VIDEO) 

37′ Krijohet iluzioni i goli, Gjermanët “flirtojnë” me avantazhin, Shmaikell dhe rrjeta e jashtme i vjen në ndihmë danezëve (VIDEO) 

36′ Rifillon pas 23 minutash ndërprerje dueli!

36′ Ndërprehet ndeshja për shkak të një rrufeje, arbitri i dërgon lojtarët në stol dhe më pas shkojnë në dhomat e zhveshjes. (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)

31′ Eriksen ekzekuton goditjen e lirë nga buza e zonës, por topi bllokohet nga Rydiger. (VIDEO)

24′ Mehle merr një pasim të saktë brenda zonës dhe bën një goditje që shkon pak larg shtyllës së majtë. (VIDEO)

13′ Musiala gjuan nga jashtë zonës, por përpjekjes së tij i mungon saktësia dhe shkon larg shtyllës së majtë. (VIDEO)

10′ Rydiger gjen Havecin me një top të gjatë, ky i fundit gjuan por Shmajkëll mban portën e paprekur. (VIDEO)

7′ Shloterbek gjuan me kokë pas një krosi nga këndi, por Shmajkëll bën një tjetër pritje të mirë(VIDEO)

7′ Kimish gjuan predhën, portieri Shmajkëll bën heroin duke pritur një super gjuajtje. (VIDEO)

4′ Shloterbek zhllokon shifrat që në fillim, por pas rishikimit në VAR goli anulohet për faull. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.