Kronikë

Megaoperacioni ‘Sundimi i ligjit’/ Arrestohet 49 vjeçari në Vlorë, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Tiranës

11:58 - 30.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 49 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi ishte i shpallur në kërkim për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.




Në pranga ka rënë R.M., i cili mbante gjithashtu e një identitet të dytë me inicialet R.Z., lindur në Berat por banues në kryeqytet.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar ‘Sundimi i ligjit’, që ka për qëllim gjetjen, kapjen e vënien përpara drejtësisë personat e përfshirë në veprimtari të fushës së narkotikëve.

49 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës më 31 maj të këtij viti me “arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, por ishte në arrati.

Uniformat blu të Vlorës kanë dorëzuar shtetasin R.M., alias R.Z., pranë Drejtorisë Vendore të Prokurorisë së Tiranës për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Kapet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë një 49-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar nga DVP Tiranë, i akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat e Policisë të DVP Vlorë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i shtetasit:

– R. M., alias R. Z., 49 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

49-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.