Kryesore

“M’u shemb bota!” -E ëma humbi betejën me sëmundjen e rëndë, Anna Lika zbulon dëshirën e fundit të nënës së saj!

11:30 - 30.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëna e aktores së njohur Anna Lika, Ilda Gjoni disa muaj më parë humbi betejën e me sëmundjen e rëndë.




Së fundmi Anna ka qenë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka rrëfyer detaje të reja mbi nënën e saj të ndjerë.

Aktorja tregoin se së bashku me familjen e kanë përcjellë të ëmën për në banesën e fundit me këngën e Harry Styles “Sign of the times”, e lyer e e veshur bukur sepse sipas saj kjo ishte dëshira e saj e fundit.

Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se ‘ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën, të visheni bukur, të lyheni’, dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo me këtë këngë, të lyera…me lot në sy.

Mëngjesin e 25 dhjetorit mora një telefonatë që nuk do doja ta merrja kurrë. Mbas atij mëngjesi bota ime u shemb. Nuk e dija a isha në ëndërr a ishte e vërtetë ajo që po ndodhte. Thjesht kuptova se nuk do ta përqafoja më.”– tregoi Anna.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.