Kosova

Përurohet në Prishtinë “Sheshi Selaniku”/ Luan Zyka: Domosdoshmëri e forcimit të marrëdhënieve miqësore midis shqiptarëve dhe grekëve

12:08 - 30.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është përuruar në Prishtinë “Sheshi Selaniku”! Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Komuniteti Shqiptar i Selanikut, përkatësisht nën drejtimin e Mehmet Prishtinës dhe Dr. Luan Zyka, kishin hartuar deri në përpikëri detajet e përurimit.




Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe dhjetëra përfaqësues të Komunitetit Shqiptar të Selanikut.

Fjalën e rastit e mbajtën Presidenti i Fondacionit “Hasan Prishtina” dhe kryetari i Komunitetit Shqiptar të Selanikut Dr. Luan Zyka.

Ata theksuan domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore midis shqiptarëve dhe grekëve, dhe veçanërisht përmendën veprimtarinë, jetën dhe vrasjen tragjike të Hasan Prishtinës në Selanik, si edhe kontributin dhe emrin e mirë të Diasporës shqiptare në Selanik dhe në gjithë Greqinë.

 Dr. Luan Zyka

Kryetar i Komunitetit Shqiptar të Selanikut

Dhe Mehmet Prishtina e mbajti fjalën.

Më 22 qershor 2024, aty, përballë monumentit të Hasan Prishtinës u vendos pllakata “Sheshi Selaniku”. Semiotikë historike dhe bashkëkohore njëkohësisht.

Fill pas dy vjetësh nga vizita e parë e Komunitetit Shqiptar të Selanikut në rezidencat moderne të banimit “Priam Village Prishtina”, kur u shpreh idea dhe u lidh fjala për emërtimin simbolik të një rruge apo sheshi me emrin e Selanikut, tashmë kishte trokitur ora e përurimit.

Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Komuniteti Shqiptar i Selanikut, përkatësisht nën drejtimin e z. Mehmet Prishtina dhe Dr. Luan Zyka, kishin hartuar deri në përpikmëri detajet e përurimit.

Teksa autobuzi i drejtuar nga Flori, mbushur me dhjetra përfaqsues të Komunitetit Shqiptar të Selanikut po përshkonte autostradën moderne Shkup – Prishtinë,  në megafonat e tij dëgjoheshin zërat e Dr. Luanit, por edhe të nxënësve Romeo Ndreshaj dhe Katerina Sejati që flisnin për historinë e Kosovës, dhe veçanërisht për lidhjet e hershme Kosovë – Selanik që prej shekullit të 19-të me hekurudhën Mitrovicë – Prishtinë-Shkup-Selanik.

Bisedat interesante dhe të këndshme, ia linin vendin këngëve të bukura nga këngëtari i njohur i shqiptarëve në Greqi, Artan Korra.

Aty, në anë të autostradës, në rrethinat jugore të Prishtinës, Mehmet Prishtina ka investuar miliona Euro për ndërtimin e bllokut modern prej dhjetra vilash banimi me emrin “Priam Village Prishtina”

Veton Raci na pret në autostradë dhe na drejton për në lagjen luksoze. Emicioni ishte i natyrshëm, por edhe prekës kur pamë një atmosferë festive me flamuj e muzikë në hyrje të lagjes. “Trimi i mirë, me shokë shumë”…,  Mehmet Prishtina na priti tek hyrja rrethuar nga pasardhës të heronjve të Kosovës, Isa Boletinit, Azem Galicës, Idriz Seferit, Shaban Polluzhës etj., si edhe nga akademikë, politikanë, artistë dhe shkrimtarë të dëgjuar në Kosovë dhe jashtë saj. Natyrisht edhe familja fisnike e Mehmetit. 

Mikpritje mallëngjyese dhe vëllazërore për Mishelën, Florën, Kostën, Fulin, Markun, Almën, Tonen, Simonin, Pandeliun, Qemalin, Rezartën, Elisabetën, Besnikun, Romeon, Katerinën, Alketën, Ermionin, Kostandinën dhe gjithë përfaqësinë e diasporës selanikase.

Fjalën e rastit e mbajtën Presidenti i Fondacionit “Hasan Prishtina” dhe kryetari i Komunitetit Shqiptar të Selanikut Dr. Luan Zyka, të pasuar nga personalitetet e tjera akademike dhe kulturore të Kosovës. Folësit theksuan domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore midis shqiptarëve dhe grekëve, dhe veçanërisht përmendën veprimtarinë, jetën dhe vrasjen tragjike të Hasan Prishtinës në Selanik (nga dora tradhëtare e një shqipfolësi), si edhe kontributin dhe emrin e mirë të Diasporës shqiptare në Selanik dhe në gjithë Greqinë.

Mes duartrokitjeve dhe brohorimave u bë zbulimi i pllakatës “Sheshi Selaniku”.  Aty, përballë vështrimit të përhershëm të Hasan Prishtinës, para bustit të të cilit Mehmet  Prishtina dhe Luan Zyka vendosën një kurorë me lule, në emër të Fondacionit “Hasan Prishtina” dhe KSHS.

Ashtu si çdo festë shqiptare, edhe kjo ngjarje historike, vazhdoi deri në mbrëmje vonë me një darkë tradicionale kosovare të shtruar nga Fondacioni “Hasan Prishtina”, nën tingujt e këngëve dhe valleve shqiptare dhe greke të kënduara nga këngëtari Artan Korra.

Ishte 22 qershor 2024. Në Prishtinë, një manifestim i historik i dashurisë vëllazërore, i respektit midis njerëzve dhe e mirënjohjes ndaj cdo vlere të lartë njerëzore.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.