Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e banesës së një personi në Divjakë. Detajet e para të ngjarjes

14:46 - 30.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim ka ndodhur në oborrin e një banese në Divjakë, orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (30 qershor).




Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në shtëpinë e shtetasit R.M., 67 vjeç, në fshatin Shënepremte të Divjakës, ku iu hodh një sasi lëndë plasëse.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar përveçse dëme materiale.

Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Kujtojmë se ditën e sotme pati dhe një rast tjetër të shpërthimit të lëndës plasëse në Mirditë, ekzaktësisht në banesën e Ledovik Syziu, vëllait i të cilit akuzohet për vrasje në vitin 1997 por që rezulton i zhdukur.

Njoftimi

Më datë 30.06.2024, rreth orës 04:30, në fshatin Shënepremte, Divjakë, në oborrin e banesës së shtetasit R. M., 67 vjeç, është hedhur një sasi e vogël dyshohet  lëndë shpërthyese artizanale, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.