Kronikë

Trafikonte emigrantët e paligjshëm nga Vendet e Treta, arrestohet në flagrancë 25 vjeçari në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”

13:59 - 30.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 25 vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, teksa po transportonte kundrejt fitimit 17 emigrantë të paligjshëm nga Vendet e Treta në drejtim të Tiranës.




Në pranga ka rënë i riu R.H., banues në Kodër-Kamëz, teksa po udhetonte me fugon të tipit “Opel” refugjatët, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Janë sekuestruar automjeti dhe një celular.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

NJOFTIM

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.

Seksioni i Hetimit të DVKM Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R.H., 25 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, Tiranë.

25-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e lartpërmendura, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin furgon tip “Opel”, kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.