![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Fundi i ndeshjes mes Anglisë dhe Sllovakisë ka qenë mjaft i tensionuar. Kjo, për shkak të një përplasje në fushë mes trajnerit të sllovakëve. Françesko Kalcona, si dhe mesfushorit anglez Deklan Rajs.
Trajneri italian ishte i pakënaqur se si anglezët po festonin fitoren e tyre para lojtarëve të tij pas vërshëllimës përfundimtare, duke bërë që Rajs të përplasej me të dhe pastaj të fillonte ta shante.
“Qepe gojën, tullac m***”, nisi të ofendonte ai trajnerin kundërshtar, duke tensionuar fundin e ndeshjes, aq sa u desh edhe ndërhyrja e gjyqtarit për të qetësuar gjakrat.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)