AKTUALITET

“Ai iku por vepra e tij është pasuria më e madhe që i ka lënë kombit”- Homazhet për Ismail Kadarenë, Bujar Hudhri tregon momentet e fundit të shkrimtarit

12:05 - 03.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri, në një prononcim për mediat nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, ku po mbahen homazhet për shkrimtarin, ka treguar momentet e fundit të jetës të kolosit te letrave shqipe.




Hudhri tregoi se ishte një moment dramatik kur mori vesh lajmin që ai nuk ndihej mirë, ndërsa shtoi se e ka shoqëruar deri në urgjencë më ambulancë derisa ndërroi jetë.

“Mendoj se nuk do t’ja ndjej që ai nuk është më, se ai është diku. Kjo diku sot quhet pantetoni i letërsisë botërore”, tha ai, ndërsa theksoi se vepra e tij është pasuria më e  madhe që i ka lënë këtij kombi.

Bujar Hudhri: Një ditë e tillë do të vinte. Mua me kujtohej Rinasi, avjoni që vinte nga Paris dhe zbriste Kadarenë, dhe pas një muaji e përcillja sërish dhe e ndiqja me sy derisa ikte. Edhe sot më duket se është në një planet tjetër nuk është me ne. Në këtë pikëkmamje mendoj se nuk do t’ja ndjej që ai nuk është më, se ai është diku. Kjo diku sot quhet pantetoni i letërsisë botërore. Ai iku, por vepra e tij është pasuria më e  madhe që i ka lënë këtij kombi.

Si e kujtoni takimin e fundit?

Bujar Hudhri: Ka 5 vite që rrinte në Shqipëri, ishte një moment dramatik kur më lajmëruar që duhet të shkoja se diçka kishte ndodhur, Kur e posh të shtrirë në atë korridor që e kisha parë shumë herë në këmbë, e morëm në ashensor, ishte si i ngrirë. Ikëm në një ambulancë të thjeshtë dhe me zor kemi çarë rrugët e Tiranës derisa mbërritëm në urgjencë, mjekët u mblodhën gjersa heshti gjithçka.

Nga veprat e Kadaresë, ai kurrë nuk tregonte çfarë ishte duke shkruar. Kur e kishte nisur dhe do bashkëpunonte, kuptoje që kishte nisur, por nuk e tregonte. Mund të ketë, ndoshta gjenia e tij nuk mund të rrinte pa krijuar. Ajo që mendoj qe ka lënë, janë disa tekste të shkurtra. Mosha dhe talenti i tij i madh bënte krijime të tilla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.