![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas njoftimit se autori i masakrës së Lushnjës, Laert Haxhia do të ekstradohet ditën e sotme (3 korrik) nga Greqia drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare së Kakavijës.
Reagimi i tij vjen përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar si një goditje të pandëshkueshmërisë.
Balla falenderon autoritetet homologe helene për bashkëpunimin dhe vendosjen para drejtësisë së një personi të shumë kërkuar.
Postimi
GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË!
Po punojmë çdo ditë me ministritë dhe agjencitë e vendeve partnere, Interpol dhe Europol, për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Një falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar.
Shfaq Komentet (0)