![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
I është dhënë lamtumira e fundit kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, në varrezat e Tufinës, në Tiranë, pas mbarimit të homazheve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Vajza e tij, Gresa Kadare, në fjalën e saj në varreza ku ishin të pranishëm vetëm familjarë të shkrimtarit, është shprehur se Kadare ishte krejt i veçantë në të gjithë gjërat.
“Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia qysh fëmijë”, është shprehur ajo.
“Ishte krejt i veçantë si në gjithë gjërat e tjera. I bindej vetëm ligjeve të letërsisë. Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia. E plotë e plotë të tjera, por nuk ka kursente sarkazmat për autorët që unë lexoja. Nga ana tjetër entuziazmohej sa i gjeja ndonjë rresht të goditur. Këtë filozofi e kam adoptuar dhe vetë që nga fëmijëria”, u shpreh vajza e Ismail Kadaresë.
Të pranishëm në ceremoninë mortore ishin dhe mbesat e nipërit e Kadaresë, të cilët u panë të përlotur krah njëri-tjetrit.