![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Bananet përmbajnë vlera të larta ushqyese, ndaj dhe konsumohen shpesh në mëngjes apo si një ‘snack’ i lehtë pasditeve.
Shija, ngjyra dhe kremoziteti i këtij fruti janë të ndryshueshme në varësi se sa e pjekur është banania. Në këtë cilësi, edhe përmbajtja ushqyese e bananes ndryshon.
Banane jeshile
Të jep ndjesinë e ngopjes më shpejt, për shkak të përmbajtjes së niseshtesë.
Po kështu, niseshteja shkakton gazra dhe fryrje, e nga ana tjetër rrit ngadalë nivelin e sheqerit në gjak.
Nuk është banane e butë, ama mund të jetë pak e hedhur ndaj është perfektë për gatim.
Banane e verdhë
Duke qenë se përmban më pak niseshte, është më e lehtë për t’u tretur.
Kështu, sistemi tretës përthith më shumë vlerat ushqyese të saj.
Është më e butë e më e ëmbël, ndaj duhet mbajtur në frigorifer për të parandaluar humbjen e vlerave.
Banane me njolla
Njollat kafe në banane tregojnë sasinë e niseshtesë të transformuar në sheqer.
Pra sa më shumë njolla, më shumë sheqer përmban fruti.
Banane kafe
Kjo është banania më e qullët dhe më e ëmbël, e mund të përdoret në ëmbëlsira të ndryshme.
Ajo është e pasur në antioksidantë dhe përmban klorofil.
Cila është më e shëndetshme?
Çdo lloj banane përmban rreth 100 kalori, e është e pasur me kalium, vitaminë B6, C dhe fibër.
Për rrjedhojë të gjitha janë të shëndetshme.
Nëse kërkoni më pak sheqer, e që të ngop më shpejt, sugjerohet banania jeshile.
Nëse jeni dashamirës të të ëmblave, bananet kafe janë ideale për ju.