![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka drejtuar një letër ish kryetarit të kësaj force politike, Lulzim Basha, me kërkesë të veçantë që ky i fundit të mos përdorë më simbolet e PD-së, pas vendimit të Apelit.
Ai ka theksuar se përdorimi i këtyre simboleve dhe aseteve të PD-së përbëjnë kundravajtje ligjore dhe do të ndiqet penalisht nëse vazhdon.
Në letër kërkohet që çdo aset i Partisë Demokratike të dorëzohet brenda 3 ditëve, ku përfshihen ambientet e marra me qira, llogari bankare si dhe faqet zyrtare të forcës politike në rrjetet sociale.
Kujtojmë që më 11 qershor, Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha. Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.