Kryesore

Spanja marshon e pandalshme. “La Roja” në kërkim të rekordit të Francës, Holandës dhe Italisë

14:25 - 03.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skuadra spanjolle ka pasur një rrugëtim të mrekullueshëm deri në çerekfinalet e Kampionatit Europian në Gjermani. Katër ndeshje, po kaq fitore, 9 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar. De la Fuente nga ana e tij ka vendosur një rekord për këtë kombëtare, teksa ka arritur 4 fitore dhe lënë pas kështu Spanjën e Luis Aragones dhe Visente del Boskes që u ndalën në tri suksese radhazi.




Kundër Gjermanisë, Spanja kërkon të pestën radhazi. Kjo është maja në historinë e Europianëve. Vetëm katër skuadra deri më tani kanë arritur të fitojnë pesë takime radhazi në “Euro”.

E para që e bëri këtë ishte Franca, e cila fitoi të gjitha ndeshjet për t’u bërë kampione në shtëpi në vitin 1984. E gjashta nuk erdhi sepse “Euro”- n e saj në 1992 filloi me një 1-1 kundër Suedisë në Stokholm, sepse në vitin 1988, Franca nuk u kualifikua për të mbrojtur kurorën e saj.

Për t’u bërë kampione e Europës, Holanda u mund në ndeshjen e parë në vitin 1988 kundër BRSS (të cilën do ta mundte në finale) dhe më pas fitoi katër radhazi si dhe ndeshjen e parë në vitin 1992. Ajo u ndal në ndeshjen e dytë në një 0-0 kundër trashëgimtarëve të BRSS, Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS).

Skuadra e tretë që arriti 5 fitore radhazi në Kampionatet Europianë u bë Republika Çeke, midis kampionateve të viteve 2000 dhe 2004.

Listës së veçantë iu bashkua Italia në Kampionatin Europian të vitit 2020 (luajtur në vitin 2021). Italia “pushtoi” Londrën duke fituar gjysmëfinalen (Spanja) dhe finalen (Anglia) me penallti, pasi fitoi të tria takimet e para në fazën në grupe, 1/8 dhe çerekfinale.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.