AKTUALITET

Video/ Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu homazhe në nder të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

10:55 - 03.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu ka marrë pjesë sot në homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare.

Ne shenje respekti dhe nderimi për veprën e Ismail Kadaresë, janë vendosur korora me lule dhe homazhe pranë arkemortit të shkrimtarit me famë botërore.

“Sot është ditë trishtë për gjithë shqiptaret brenda dhe jashtë vendit! Shkrimtari Ismail Kadare e ngriti emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në atë pike, sa që krenohet çdo shqiptarë me emrin e tij! Ju prehtë shpirti në paqe!”- U shpreh Presidenti i Hysenbelliu Group.

Zoti Irfan Hysenbelliu shoqërohej gjatë homazheve nga rektori i Universitetit Luarasi, E’them Ruka, moderatorja e Open, Eni Vasili, drejtori i News24, Aleksandër Çipa dhe administratori i News24, Kino Buxheli etj.

Ismail Kadare është nominuar 15 herë për çmimin më të lartë Nobel, për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, i përkthyer në më shumë se 45 gjuhë, Ismail Kadare u shua mëngjesin e së hënës në moshën 88-vjeçare në ambientet e QSUT, ndërkohë që sot trupi i tij përcillet për në banesën e fundit.

Ismail Kadare do të përcillet me ceremoni shtetërore, ndërkohë që homazhet kanë nisur prej orës 09.00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.