Kronikë

“Abuzimi me fondet e BE-së kalon çdo imagjinatë!” -Arrestimi i Beqaj, gazetarja Lala: Çfarë u gjet nga kontrolli i banesave…

15:56 - 04.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është vënë ditën e sotme (4 korrik) në pranga nga Prokuroria e Posaçme, si pasojë e abuzimeve të tij me fondet e “SASPAK”.




Gazetarja e Neës24, Klodjana Lala ka zbuluar disa detaje të tjera lidhur me këtë çështje, duke theksuar se SPAK ka marrë miratimin e GJKKO-së për 7 masa sigurie, nga të cilët dy janë në arrest shtëpie dhe dy detyrim paraqitje, ndërsa 3 në arrest me burg.

Përgjatë kontrolleve të ushtruar në banesat e personave të përfshirë në hetim, gazetarja informon se janë gjetur 7 milionë lekë të vjetra dhe 47 mijë euro. Këto së bashku me kompjuterë e celularë janë sekuestruar nga uniformat blu, për të shërbyer në cilësinë e provës materiale, duke ndihmuar kështu në hetimin e Prokurorisë.

Lala shprehet se prokuroria ka kryer hetime proaktive. Po kështu, gazetarja tha se Beqaj paraqitej në SPAK me makinën e njeriut të tij më të ngushtë, Ermal Kurtulaj, duke ngritur kështu dyshimin se përse një ish-ministër apo ish-dputet duhet të lëvizë me automjetin luksoz të mikut të tij drejt Prokurorisë së Posaçme?

Përse një ish-ministër apo ish-deputet, përdorte makinën e dikujt tjetër?

Ermal Kurtulaj pasi kishte bërë një fatyrë fiktive për një biznes ‘X’, shkon në zonën e Tiranës së Re dhe merr një zarf me para.

Të shkosh te abuzimi me fondet e ndërkombëtarëve kalon çdo imagjinatë. Më 28 dhjetor 2023, SPAK ushtroi kontroll në disa banesa përfshi edhe atë të Ilir Beqajt, Ermal Kurtulaj, shoferit të tij, një kompanie farmaceutike.

Gjatë këtyre kontrolleve u gjetën faturat, u hetua dhe çfarë doli: Ilir Beqaj urdhëronte 8 tendera, në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, që ishte koordinator i projektit, dhe fituesit ishin të paracaktuar. Fondet ishin të BE-së”, tha Lala.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.