AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, mjetet dolën jashtë rruge dhe përfunduan në një parcelë. Tre persona në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ja detajet

08:45 - 04.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj, ku një automjet tip furgon është përplasur më një autoveturë, duke lënë të plagosur tre persona.




Mësohet se mjetet janë përplasur dhe kanë përfunduar të dyja të përmbysura në një parcelë jashtë rruge.

Nga aksidenti kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital 3 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.